Plani i Shërbimeve Sociale të Bashkisë Durrës synon të adresojë nevojat për shërbime sociale në nivel bashkie, fuqizimin e strukturave përgjegjëse vendore, si dhe përmirësimin e shpërndarjes dhe llojshmërisë së shërbimeve. Ai i shërben të gjithë punonjësve socialë që punojnë në territorin e bashkisë së Durrësit, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta, pasi ofron një analizë të situatës së nevojave për shërbime sociale, prezanton shërbimet ekzistuese dhe paraqet të gjithë planifikimin e bashkisë përgjatë katër viteve lidhur me zhvillimin e shërbimeve ekzistuese dhe ndërtimin e shërbimeve sociale të reja. Përmes njohjes së tij, punonjësit socialë mund të njihen me burimet në dispozicion në të tashmen dhe burimet potenciale në të ardhmen, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për kërkesë llogarie pranë bashkisë, lidhur me zbatimin e objektivave të planit.
Veçanërisht relevantë për punonjësit socialë janë këto objektiva në planin e veprimit: Objektivi 1.3, tek Fusha 1; Objektivi 2.1, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, tek Fusha 2; Objektivi 3.1, tek Fusha 3 ; Objektivi 4.1, 4.2, 4.3, tek Fusha 4; dhe Objektivi 5.1, 5.2, tek Fusha 5.